Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të enjte foton e 3 personave, të cilët sipas tij janë punonjës së Gardës që ruajnë banesën e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Por Garda e Republikës në një reagim dërguar mediave deklaron se personat në fjalë nuk janë punonjës të saj, dhe fotoja nuk ka lidhje me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë.
“Ja kushtet çnjerezore, menca e batalionit prej 350 gardistesh qe ruajne Sarajet ultra luksoze te Norieges ne Surrel! sb”, shkruan Berisha në Facebook teksa ka publikuar edhe foton e mëposhtme.
Por pasditen e së enjtes ka ardhur edhe reagimi i Gardës së Republikës që mohon vërtetësinë e fotos.
“Sqarojmë opinionin publik dhe vetë shkelqësinë e tij, zotin Sali Berisha, se fotoja e propaganduar sot prej tij në Kuvendin e Shqipërisë, si pjesë e veprimtarisë së Gardës së Republikës, nuk ka asnjë lidhje me Gardën e Republikës dhe as me zonën e banimit e kryeministrit aktual të Shqipërisë. Po ashtu personat në foto nuk janë punonjës të Gardës së Republikës”, thuhet në reagimin e Gardës së Republikës.
Top Channel