Shkurtimi i ndihmës sociale; “Sistemi hoqi nga lista të varfërit e rremë”

14/02/2018 19:49

Me mijëra familje kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike vetëm gjatë muajit shkurt. Bashkiakët të cilët përballen me ankesat e tyre ia kalojnë përgjegjësinë Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila thotë se nga skema e re po dalin vetëm abuzuesit.

“Çdo gjë që është deklaruar sistemi e nxjerr në regjistrin elektronik, i cili të tregon nëse ke makinë, apo nëse ke qenë i punësuar. Problemet që na kanë ardhur janë pikërisht ato të punësimit. Pra, kanë dalë shumë persona nga skema e ndihmës ekonomike të cilët janë të punësuar, të cilët kanë një aset dhe kanë një anëtar në moshë pune, 2 deri në 3 të punësuar brenda familjes. Kanë dalë persona të cilët kanë biznese, dhe pavarësisht kësaj merrnin ndihmë ekonomike,” shprehet Denada Seferi.

Seferi shpjegon se një individ edhe pse mund të jetë i varfër nuk mund të përfitojë ndihmë më parë se sa një familje e varfër me fëmijë. Individi apo familje që janë të varfëra por janë jashtë skemës pasi ka të tjerë më të varfër se ata duhet të mbështeten me pagesë nga bashkitë pasi kanë fond të posaçëm.

“Bashkitë nuk janë lënë vetëm në këtë situatë të re të krijuar nga skema e ndihmës ekonomike. Përkundrazi, i është dhënë dhe i është akorduar një buxhet deri në 6% i fondit të mbrojtjes sociale , i cili do të mbështesë të gjitha këto familje që dalin nga skema,” thotë Seferi.

Seferi deklaron se sistemi i ndihmës ekonomike fut në skemë ata të cilët ishin të përjashtuar por që në fakt janë të varfër dhe nga ana tjetër pagesa e ndihmës ekonomike tanimë është e plotë 8000 Lekë, plus subvencione që u bëhen në arsim apo shëndetësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA