Pasi fitores së tij në festivalin e Sanremos, me këngën e titulluar “Non mi avete fatto niente”, mediat shqiptare publikuan lajmin se këngëtari shqiptar, Ermal Meta, ia kishte kushtuar babait të tij tekstin e saj.

Por duket se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ka qenë vetë këngëtari, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook i ka hedhur poshtë këto lajme.

Ermal Meta u kërkon mediave në Shqipëri, që të mos spekulojnë mbi jetën e tij, pasi sipas tij ata nuk dinë asgjë për të: “Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni”.

Këngëtari shqiptar, i cili do të përfaqësojë Italinë këtë vit në Eurovizion, në statusin e tij thekson se kënga “Non mi avete fatto niente” është kundër terrorrizmit dhe asgjë më shumë: “Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla. Falemnderit për vëmëndjen”-përfundon Ermal Meta.

Këngëtari shqiptar menjëherë pas fitores në Sanremo theksoi se nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me “Non mi avete fatto niente”, edhe pse ishte këngë me “mesazh shumë të fortë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA