Dhjetëra çifte i janë bashkuar thirrjes së kryetarit të bashkisë për të përjetësuar dashurinë, duke mbjellë një pemë në kopshtin e të dashuruarve në parkun prane Liqenit të Farkës.

“Jam shumë i lumtur sot që, në këtë ditë fantastike, na u bashkuan disa nga të dashuruarit më simpatikë dhe më të mirë të qytetit. Ndaj jam i kënaqur që miqtë e mi më të mirë, Albani e Miriami mbollën një pemë jo vetëm për dashurinë, por edhe për vajzën e tyre, një engjëll i qytetit tonë. Unë besoj se kush është artist i mirë është edhe qytetar i mirë”, tha Veliaj.

“Në ditën e Shën Valentinit, ku simbolikisht promovohet dashuria, dua të them se dashuria për natyrën është jashtëzakonisht primare, sepse është burim i jetës, është gjithçka për ne. Kjo është një mënyrë e vogël për t’u treguar të përgjegjshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse ajo që jemi dhe bëjmë sot, është pjesë e asaj që do vijë në të ardhmen”, u shpreh këngëtari Alban Skënderaj.

Veliaj theksoi se kjo është dhurata më e mirë që i bëjmë njëri-tjetri dhe fëmijëve tanë kur të rriten.
Për ditën e të dashuruarve bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë aktivitetesh në mënyrë që çiftet e dashuruara të mund të kalojnë një ditë ndryshe në krah të njeriut të zemrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA