Lejet e sigurisë, kryespiuni paralajmëron Trumpin

14/02/2018 09:51

Një prej krerëve të spiunazhit në SHBA paralajmëroi se ndihmësit presidencialë me leje të përkohshme sigurie duhet të kenë akses të kufizuar tek informacionet sekrete.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Dan Coats tha se procesi i dhënies së këtyre lejeve është i prishur dhe duhet reformuar. Coats foli para Komitetit të Inteligjencës së Senatit dhe iu përgjigj pyetjeve për një ish-ndihmës të Shtëpisë së Bardhë, Rob Porter, i cili akuzohej se dhunonte gruan, si edhe për dhëndrin e Presidentit, Jared Kushner. Ky i fundit ka leje të përkohshme sigurie, ashtu siç kishte Porter.

“Ndonjëherë, është e nevojshme një leje e përkohshme për të mbushur një vend pune. Por, në këtë rast, duhet të ketë kufizime për informacionet që këta njerëz mund të marrin”, deklaroi Coats. Sipas tij, aktualisht janë grumbulluar rreth 700 000 aplikime për leje sigurie dhe duhet patjetër ndryshuar sistemi që duket qartë se nuk po funksionon.

Megjithëse emri i Kushnerit nuk ishte kryesori në seancën dëgjimore, mediat u përqendruan aty dhe raportojnë se pavarësisht lejes së përkohshme të sigurisë, ai lexon raportin e përditshëm që inteligjenca i dërgon Presidentit Trump, gjë që ky i fundit, siç thuhet, përton ta bëjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA