Ashtu siç e lajmëroi mbrëmjen e kaluar në “Top Show”, ministrja Kumbaro është takuar pasditen e sotme me një grup artistësh në zyrën e saj.
Ndërkohë që zhvillohej takimi në ambientet e ministrisë një grup tjetër artistësh e prisnin ministren në ambientet e Teatrit Kombëtar.
Në tavolinën e ministres ishin: Bujar Asqeriu, Artan Imami, Spiro Duni, Laert Vasili.
“Teatrot në bashki kanë vdekur. Unë nuk jam kalimtar dhe nuk mendoj për lekët, unë jetoj për teatrin, jam i vërtetë dhe nuk i servilosem askujt. Zonja ministre vlerësojini dhe respektojini artistët”, u shpreh Bujar Asqeriu.
Ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në ueb për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë.
Laert Vasili ngriti disa kërkesa. “Teatri Kombëtar të funksionojë në një mënyrë që të thithen sa më shumë fonde. Nëse ka mundësi, biletat, ato që nxjerr Teatri Kombëtar t’i ngelen Teatrit. Nëse ka mundësi të rishikohet edhe një herë çështja e kategorive të aktorëve, mos ndoshta duhet të zhduken fare. Një propozim tjetër, të shohim nëse godina e re, mund të dalë në një institucion i pavarur nga Teatri Kombëtar. Kur Teatri të jetë i detyruar të zhvendoset të strehojë produksionet e tij në këtë godinë”, tha Vasili.
Top Channel