Në Fier është shtuar fluksi i shtrimeve në spital prej gripit. Me simptomat e virozës së stinës është shtruar pak ditë më parë dhe një 21-vjeçare nga fshati Mujalli.

Gjendja e Xhuljeta Xhekës u përkeqësua pas marrjes së serumit, por edhe pse në komunikatë policia e klasifikon vdekje për shkaqe natyrale, familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë.

Një grup pune është ngritur dhe drejtoresha e spitalit pret rezultatet e autopsisë, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë.

Dy tre javët e fundit në këtë spital ka dhe stim të shtrimeve të fëmijëve, ndërsa në pediatri paraqiten 200 vizita në ditë.

Gjirokastër
Në spitalin rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër shtrimet e fëmiëjve i kalojnë kapacitetet. Çdo ditë paraqiten 120 raste fëmijësh të prekur nga gripi. Më të prekur janë foshnjat e moshës 0-1 vjeç. Pacientët vijnë nga shumë zona rreth Gjirokastrës ku spitalet lokale nuk kanë mjek pediatër.

“Në krahasim me vitin e kaluar kemi 50% më shumë vizita”, thotë Edmond Kotoni, mjek pediatër.

Lushnje
Në Lushnje fëmijët me grip që paraqiten në pediatri janë dyfishuar në krahasim me janarin. 100 vizita në dite llogariten ndërsa numri i të shtruarve arrin në 70 fëmijë.

“Vijnë me shenja më shumë dominante, fëmijë me temperatura shumë të larta”, thotë Hatixhe Spahiu, shefja e pediatrisë

Shkodra
Në Siptalin Rajonal të Shkodres më shqetësuese gripi është tek fëmijët. janë deri në 90 raste ne ditë me grip te fëmijët që paraqiten për ndihmë mjeksore në spital .Por lajmi i mirë sipas mjekes është se gjatë dy ditëve të fundit ka një trend rënie të situatës gripale

Bulqizë
Situatë alarmante është për mjeket në spitalin e bulqizës ku te pakten 60 raste ne dite paraqiten ne spital.

“E prekur është e gjithë popullata kurse më të riskuar janë fëmijët e vegjël, moshat e mëdha dhe persona që vuajnë nga sëmundje kronike”, thotë Shahin Kaja, mjek.

Lezha
Në urgjencën e spitalit të Lezhës paraqiten rreth 100 raste në ditë ndërsa 80 në urgjencë. Sipas mjekut infeksionist Martin Marku shqetesim janë dhe 7 raste me fruth te të rriturit, 6 te fëmijët dhe mungesa e një reparti infektiv.

Korça
Edhe në Korcë situata nga virozat paraqitet e rënduar. Vetëm në pediatri paraqiten për vizitë 50-90 raste vizitash ndërsa nuk mungojnë edhe fëmijët të cilët kanë raste komplikacionesh dhe shoqërohen me shtrime në spital.

Ndërsa në Elbasan fluksi sipas mjekëve po ulet dhe nga 140-200 paraqitje në ditë, dy ditët e fundit kanë rënë në 90.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA