DJ Olti rrëfen eksperiencën në Top Albania Radio

14/02/2018 16:27

Top Albania Radio sot feston 20-vjetorin e saj.

Për të folur rreth eksperiencës së tij në këtë radio, i ftuar në PopCulture ishte Dj Olti, i cili së bashku me DJ Aldo dhe DJ Bendin, e me pas Indrin e Dori DJ, kanë qenë që në nisjen e transmetimeve të Top Albania Radios.

Dj Olti rrëfeu se eksperienca në Top Albania Radio ishte e jashtëzakonshme dhe padiskutim i ka shërbyer shumë në punën e tij si Dj: “Radio ka nisur në shkurt, ndërsa unë kam nisur rreth një muaj më pas. Ka qenë eksperiencë e jashtëzakonshme puna në Top Albania Radio. Kemi qenë shumë të vegjël kur kemi nisur punën në këtë radio dhe ndonjëherë ziheshim me njëri-tjetrin, aq sa edhe Tani na bërtiste, por më pas gjithçka rregullohej. Top Albania Radio në atë kohë më ka dhënë shumë famë. Shokët në shkollë më shihnin ndryshe, më admironin”.

Dj Olti gjithashtu zbuloi edhe disa detaje nga jeta e tij familjare. Duke qenë se ende nuk i kishte bërë dhuratë bashkëshortes për Shën Valentinin, Olti përfitoi për ti bërë një dedikim live: “Të dua shumë. Ende nuk kam pasur kohë të blej një dhuratë ndaj dhe po përfitoj për të të thënë live atë që ndjej për ty”. -përfundoi ai.

Top Channel