‘Dashuria në ajër’, në Empire State Building

14/02/2018 23:36

Dashuria është gjithmonë në ajër, në Empire State Building në Nju Jork. Maja e ndërtesës simbol ka qenë sfond i filmave të panumërt romantikë dhe është gjithashtu vendi më popullor në botë për të propozuar.

Por vetëm një herë në vit, çiftet mund të lidhin kurorë atje, ditën e Shën Valentinit. Fatlumët për 2018-n ishin 11 çifte, të cilët në prani të të afërmve të tyre, shkëmbyen betimet në atë që shpesh është pagëzuar si çatia e botës. Për të fituar privilegjin, çifteve u duhet të aplikojnë në një konkurs të hapur.

Mes tyre ishin edhe Patricia dhe Kevin Byrnes, të cilët martesën në katin e 80-të qiell-gervishtëses e kishin për herë të dytë. Pas dy dekadash së bashku, 3 fëmijëve dhe një beteje me sëmundjen e kancerit, çifti u rikonfirmoi betimet, në Empire State Building.

Një tjetër qytet, simbol i dashurisë është edhe Parisi. Shumë çifte zgjodhën kryeqytetin francez për të festuar 14 shkurtin, duke pozuar përpara kullës së famshme, Eiffel.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA