Plot 15 janë lojtarët e PSG që janë përballur të paktën një herë me Realin e Madridit gjatë karrierës së tyre. Mes tyre, edhe Dani Alves.
Braziliani spikat për numrin e madh të ndeshjeve kundër madrilenëve (43) dhe etapa e tij e suksesshme me Barcelonën bën që të ketë më shumë fitore sesa humbje (22 me 15).
Por, duhet thënë që sfida e fundit kundër “Los Blancos” ka qenë e dhimbshme për mbrojtësin e djathtë, pasi bëhet fjalë për finalen e Kardifit, ku Reali mundi Juventusin me rezultatin 4-1.
Historia e Dani Alves kundër Realit nis në prill të vitit 2003, me takimin Sevilla-Real Madrid, kur lojtari që sot luan me PSG pati përballë Zinedine Zidane. Në total, 15 ndeshje kundër Realit me skuadrën andaluziane.
Top Channel