Simeone nuk kërkon alibi: Penalltia ndaj Griezmann? Ndonjëherë edhe arbitrat gabojnë…
Që prej transferimit nga Juventusi te Manchester United, për plot 105 milionë euro, po shkojmë drejt përfundimit të sezonit të dytë, por Paul Pogba te ‘Djajtë e kuq’, ende nuk ka arritur të bindë.
Këtë e tregojnë mjaft mirë statistikat e tij, por së fundi e ka treguar edhe Jose Mourinho, personi që e ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme. Portugezi vendosi të largojë francezin që në minutën e 66’ të sfidës me Newcastlen, për të aktivizuar Carrick, ndërsa shpjegimi që dha për këtë zëvendësim, ishte vërtetë domethënës.
“Zëvendësimi i shpejtë i Pogbasë? Doja në fushë dikë që të bënte mirë punët e thjeshta”, u përgjigj Mourinho në mënyrë ironike, duke lënë të kuptohet se tashmë i është sosur durimi me francezin.
Krahas Mourinhos, kanë qenë edhe të tjerë analistë e ish futbollistë, që kanë kritikuar lojën e francezit, që ndonëse është 24 vjeç, ende nuk po merr dot përgjegjësitë e liderit.
“Pogba ka aftësi të jashtëzakonshme, por është larg të qenit një lojtar i madh. Është 24 vjeç dhe ende nuk po arrit të marrë përgjegjësitë që i takojnë një lojtari që kushtoi plot 105 milionë euro. Mesa duket ai akoma nuk e ka kuptuar se çfarë pritet nga loja e tij dhe çfarë duhet të bëjë në fushë”, u shpreh Graeme Souness, ish futbollist legjendar i Liverpoolit.
Top Channel