Nisma për mbjelljen e pemëve të reja deri më 21 mars tashmë shërben dhe si një motiv për të festuar një ngjarje në jetë.

Kështu ka ndodhur me Bunën nga Gjakova, e cila për ditëlindjen e 40-të të babait të saj vendosi ti bëjë dhuratë një pemë të mbjellë në parkun e Madh të Liqenit të Tiranës.

“Dje tek mbaroja vrapin nga Liqeni, më ndalon Astriti enkas nga Gjakova me familjen e tij të bukur Vlora dhe Buna! E bija kish vendosur t’i mbillte një pemë x 40-vjetor babit me pretekstin se “pemët për ditëlindje mbillen veç në Tiranë. Sot @aprtirana ia plotësoi dëshirën”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Twitter.

Bashkia e Tiranës ka ftuar subjekte private apo individë që të bëhen pjesë e revolucionit të gjelbër duke dhuruar pemë në Tiranën për të përkujtuar një datë të shënuar apo një njeri të dashur si investim për ta bërë më të bukur e më të jetueshëm kryeqytetin.

Top Channel