
James Hetfield , kitaristi i grupit të famshëm “Metallica”, tashmë do të eksperimentojë edhe botën e kinematografisë.
54-vjeçari do të jetë pjesë e filmit me titull “Extremely Wicked, Shockingly Evil, And Vile”
Këtë herë Hetfield, do të dalë në skenë por jo si pjesë e grupit të famshëm, por si aktor protagonist i një seriali killer.
Artisti do të ketë rolin e agjentit Bob Hayward, si zyrtari i parë i cili ka arrestuar vrasësin serial në vitin 1975.
Ndër interpretuesit e tjerë të filmit, që do të dalë në vitin 2019, është edhe John Malkovich dhe Jim Parsons.
Filmi vjen në regjinë e Joe Berlinger, me të cilin Hetfield ka pasur edhe bashkëpunime të mëparshme në realizimin e dokumentarit: “Metallica: Some Kind of Monster”.
Top Channel