‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë 1.5 kg heroinë janë sekuestruar në Kakavijë nga policia, teksa në pranga është vënë një 37-vjeçar.
Elton Ferko nga Fieri është paraqitur në dalje të Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë – Athinë.
Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobuzi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare 37-vjeçarit iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Top Channel