Yjet e viteve 90 të adoleshentëve, dje dhe sot

12/02/2018 12:12

Prej vitesh janë pjesë në tregun muzikor dhe janë shndërruar në idhuj për miliona adoleshentë në mbarë botën.

Bëhet fjalë për artistë si Beyonce, Britney Spears, “Spice Girls”, Christina Aguilera, etj, të cilat edhe pse kanë një dekadë në skenat e muzikës ndryshimet që kanë pësuar nuk janë të mëdha, përsa i përket paraqitjes së tyre fizike.

Disa prej këngëtareve kanë preferuar që të shkëputen për pak kohë nga muzika, edhe pse kënget e tyre të disa viteve më parë sërish mbahen mend shumë mirë nga fansat e tyre.

Kështu përmendim vajzat e grupit “Spice Girls” të cilat së fundmi janë ribashkuar dhe planifikojnë një tur botëror me disa nga këngët e tyre hit.

E njëjta gjë vlen edhe për bukuroshen Christina Aguilera, e cila pas disa vitesh shkëputje, ka premtuar se së shpejti do të vijë me një album të ri.

Ndërkohë që për Beyonce dhe Britney Spears nuk mund të thuhet e njëjta gjë, pasi të dyja vajzat janë mjaft active dhe të suksesshme në botën e muzikës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA