PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Autoritetet në Prishtinë nuk po arrijnë të sigurojnë informacione nga Beogradi në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
Katër kërkesa në formë të shkruar i janë nisur Qeverisë së Serbisë, nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, por asnjëra prej tyre nuk është kthyer në Prishtinë me përgjigje, në lidhje me informacionet që u janë kërkuar autoriteteve serbe.
Qeveria e Kosovës, sipas ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri është shumë e interesuar që autori apo autorët e kësaj vepre kriminale të dalin para drejtësisë.
Oliver Ivanoviç u qëllua për vdekje më 16 janar, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte udhëheqës i Nismës qytetare “Liri, Demokraci dhe Drejtësi”. Ishte qytetar i Kosovës, por kishte edhe nënshtetësinë serbe, ndaj ishte paralajmëruar që hetimet të përfshijnë edhe shkëmbimin e informacioneve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Por, sipas ministrit Tahiri, autoritetet serbe deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje nga 4 shkresa sa kanë dërguar autoritetet e Kosovës në adresë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë.
“Institucionet e Republikës se Kosovës, – nënvizoi Tahiri, – kanë vullnet që të bashkëpunojnë me palën serbe në Beograd, sa i përket zbardhjes së vrasjes së politikanit serb”.
Të shtunën, me urdhër të prokurorit të rastit, autoritetet kompetente kanë arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës të nacionalitetit serb, në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të manipulimit të provave.
Top Channel