Fitorja e Ermal Metës në Sanremo dhe zgjedhja e këngëtares Eleni Foureria për të garuar për Qipron në Eurovision do bëjë që në Lisbonë të shikojmë bashkë në skenën e Eurovizionit tre shqiptarë. Bashkë me ta do jetë edhe Eugent Bushpepa.

Këngëtarja, balerina dhe aktorja shqiptaro-greke, Eleni Foureria është një ndër personazhet më të klikuar për momentin. E njohur jo vetëm për hiret e saj, por edhe si një ndër personazhet kryesorë të showbizz, ajo ishte një këngëtare që ka rënë sy, fillimisht në grupin Mystique në 2007, por edhe më pas si soliste.

Pasi për një kohë gjatë ajo fshehu identitetin e saj shqiptar prej frikës së diskriminimit,30 vjecarja rrëfeu më pas që quhej Entela Fureraj. Ajo ka lindur ne Fier. Prindërit e saj janë ndër emigrantët e parë të viteve 90, çka i ka mundësuar Elenit një jetë në Greqi, që në fëmijërinë e saj të hershme.

Emri i saj u lakua edhe njëherë tasgmë që ajo do të përfaqësojë Qipron në Eurovision Song Contest 2018, në Lisbonë të Portugalisë, duke qenë këngëtarja e tretë shqiptare në Festivalin Evropian të Këngës.

Eugent Bushpepa, do të këndojë me flamurin kuq e zi, si fitues i Festivalit të 56 të RTSH, me këngën e “Mall”.

Një këngë rrok që alternohet me vokalin e këngëtarit. Ai rrëfen historinë e tij personale të mallit pasi këngën e ka kompozuar kur ishte larg familjes.
Ermal Meta, është shqiptari fitues i edicionit të 68 të Sanremos. Kënga e tij “Non mi avete fatto niente”. “Nuk më keni bërë asgjë”, së bashku me kalabrezin Fabrizio Moro, do të jenë përfaqësuesit e italisë në Eurovizion.

Festivali evropian e ka një pikë të fortë gjeopolitikën, kështu që përfaqësia në të e tre shqiptarëve, është një lajm i mirë për artin tonë.

Top Channel