Tjetër rekord për Dubai, hapet Gevora
12/02/2018 10:15
Dubai ka mposhtur rekordin e tij të dielën teksa bëri të ditur se po çel hotelin e ri më të gjatë në botë.
Gevora Hotel, 75 katësh, mbi horizonin e Dubait, është 365 metra e lartë, duke tejkaluar me një metër parardhësin, Dubai’s JW Mariott Marquis.
Sipas të përditshmes emirate, The National thotë se klientët e parë të Gevora priten të hënën.
Secila nga dy kullat ka 804 dhoma, me një pishinë me kuvertë që ndodhet në katin e shtatë të saj.
Si ndërtesa më e lartë e Dubait vazhdon të jetë Burj Khalifa, 828 metra e lartë. Emiratet tërheqin 20 milionë turistë në vit vetëm nga ndërtesat e saj qiellgërvishtëse.
Top Channel