Spiuni që mashtroi Hitlerin për Normandinë

12/02/2018 14:18

Një copë letër e inteligjencës gjermane që gabimisht nisjen e sulmit në Normandi e quajti si diversion, solli vonesë të përgjigjes së Hitlerit. Kjo letër është zbuluar 74 vite më vonë.

Mesazhi teleks top sekret u dërgua në Berlin nga dikush që supozohej të ishte spiun gjerman në Londër, tre ditë pasi pushtimit të Normandisë, që nisi më 6 qershor 1944. Agjenti, me emrin e koduar gjerman “Alaric”, është takuar me tre spiunë të tjerë gjermanë, që kishin emra të koduar anglez, “Jonny”, “Dick” dhe “Dorrick” për të diskutuar uljen në Normandi.

Por sot del se ky mesazh telegrafik është dërguar nga një biznesmen spanjol, Juan Pujol Garcia, i njohur si Garbo, i cili ishte spiuni i dubluar më i mirë britanik. Spiunët menduan se operacioni ishte një “diversion” i një “sulmi që do ndodhte diku tjetër”, ndoshta në Calais, i cili është shumë afër Anglisë. Pujol ishte mjaft i besuar nga nazistës, aq sa kishte marrë Kryqin e Hekurt nga Hitleri, i cili duke besuar në inteligjencën e dyshimtë, bëri një nga gabimet më të mëdha të luftës.

Duke u frikësuar nga një pushtim i madh i Aleancën në Pa de Kale, ai vonoi transferimin e turpave dhe tankeve në Normandi, për 7 javë nga nisja e sulmit, e njohur gjerëisht si D-Day.

Kjo ishte fatale për Hitlerin, pasi Aleanca fitoi terren në Francë dhe brenda vitit çliroi Francën, Belgjikën dhe Hollandën përpara se të pushtonin vetë Gjermaninë.

Dokumenti i takon një anëtari të stafit i cili ka punuar në Zyrën e Luftës në Londër, për 30 vjet, dhe tashmë do të shitet në ankand në Cornwall nga djali i tij me një çmim fillestar 220 paund.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel