“Spice Girls” planifkojnë koncerte në grup, por edhe individuale

12/02/2018 11:38

Tashmë që janë ribashkuar, vajzat e “Spice Girls” së bashku me menaxherin e tyre, Simon Fuller, po projektojnë vendet se ku do të mbajnë koncertet rreth botës.

Por duket se në këtë tur do të jenë vetëm katër vajzat e grupit, pasi ikona e modës Victoria Bechkam, është shumë e zënë me prezantimin e koleksionit të saj të ri.

Në fakt, që në ribashkimin e grupit bashkëshortja e yllit të futbollit, David Bechkam, e vuri si kusht faktin që të mos ishte e pranishme në çdo koncert të programuar të “Spice Girls”.

Daily Mail shkruan se menaxheri i grupit së bashku me vajzat po mendojnë organizimin e koncerteve jo vetëm në grup, por edhe individuale, që do të thotë se çdo vajzë e grupit mund të mbajë koncerte në vende të ndryshme të botës.

Top Channel