PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Pas dhjetë viteve pavarësi po ndërtojmë një Kosovë të re, evropiane, me fqinjësi të mirë dhe me perspektivë të sigurte euroatlantike. Ky ishte komenti i presidentit kosovar pas takimit me homologun slloven, Borut Pahor, i cili zhvilloi një vizitë në Kosovë.
Ndërsa falenderoi shtetin slloven për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës, Thaçi bëri thirrje për investime të kompanive sllovene në vend. Ai preku edhe çështjen e demarkacionit duke thënë se po punohet per mbylljen e shpejtë të saj.
“Sa i përket çështjes së demarkacionit, që e diskutuam dhe më herët, ajo problematikë i takon Kosovës. Marrëveshja është e drejtë. Mes Kosovës dhe Malit të zi, raportet tona janë të interesit të përbashkët, janë të shkëlqyera, janë strategjike”, u shpreh Thaçi.
Nga ana e tij, Pahor tha se presin që Kosova së shpejti ta ratifikojë shpjet marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi e te respektoje marrëveshjen e arritur në Bruksel me Beogradin.
“Ne presim që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen dypalëshe me Malin e zi, dhe duhet ta respektojë marrëveshjen e arritur në Bruksel me Beogradin”, u shpreh Borut Pahor.
Ai kërkoi gjithashtu që Kosova të respektojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, e në veçanti atë për themelimin e komunave të reja serbe.
Top Channel