Kylie Jenner më në formë se kurrë

12/02/2018 11:00

Ka vetëm pak ditë që ka sjellë në jetë vajzën e saj, Stormi, por në fakt duket sikur asnjëherë nuk ka qenë shtatëzëne.

Bëhet fjalë për bukuroshen 20-vjeçare, Kylie Jenner, e cila është fotografuar së bashku me shoqen e saj të ngushtë, Jordyn Woods.

Kylie në fotot e publikuara shfaqet e veshur sport, atlete pantallona të shkurtra bluzë të bardhë dhe krahëve ka veshur një xhup të shkurtër.

Nëse Kylie nuk do tregonte që kishte sjellë në jetë vajzën e saj, patjetër që me këto forma fizike të gjithë do e kishin besuar.

FOTO GALERI
1/3
EXCLUSIVE: Kylie Jenner steps out for the first time after becoming a mom. She was seen heading to an office meeting in LA with her best freind Jordyn Woodsn

Top Channel