Disfata ndaj një rivali direkt për qëndrimin në Kategorinë Superiore i ka rënduar pozitat e Teutës që tani është në vendin e parafundit me 17 pikë.

Skuadra bregdetare dështoi në përballjen e fundit të zhvilluar kundër Luftëtarit, të cilën e humbi 2-3 dhe situata kaotike u pasurua këtë të hënë me largimin e trajnerit Stavri Nica.

Ky i fundit që kishte dhënë sinjale të dorëheqjes që pas përfundimit të sfidës me gjirokastritët, formalizoi ikjen nga pankina e Teutës pas vetëm 3 ndeshjesh në drejtimin e skuadrës.

Drejtuesit e Teutës preferuan më pas që ti japin frenat e ekipit, ish sulmuesit të njohur Gentian Begeja.

Top Channel