Hungari, fondet e BE-së përfundojnë për miqtë e kryeministrit

12/02/2018 10:51

Një prej organizmave kontrollues të BE-së bëri thirrje për shqyrtim më të rreptë të shpenzimeve të unionit në Hungari, ndërsa rritet shqetësimi i deputetëve europianë dhe aktivistëve për transparencë, duke dyshuar se një klasë oligarkësh që ka lidhje me kryeministrin Viktor Orban mund të përdorë BE-në si një bankomat.

Hungaria është duke marrë një fond prej 25 miliardë eurosh në 7 vite, që shtrihen deri në vitin 2021, duke e bërë këtë vend një prej përfituesve më të mëdhenj të fondeve të bllokut për zhvillimin ekonomik.

Deputetët europianë kanë shprehur një shqetësim në rritje se, fondet i shkojnë familjes, miqve dhe mbështetësve të Viktor Orban, të cilët po fitojnë kontrata infrastrukture të financuara nga BE-ja thuasje pa konkurrencë, diçka shumë e rrezikshme për aktivistët antikorrupsion.

Komiteti i kontrollit buxhetor të BE-së tha se Hungaria ka disa probleme që duhen adresuar. Gjatë një vizite në Hungari, komisioni zbuloi se 36% e tenderave për projekte publike kishin vetëm një ofertues.

Sipas autoriteteve europiane, problemi nuk është i kufizuar vetëm në Hungari, por është i pranishëm edhe në vende të tjera, ku shihen oligarktët që bëhen politikanë dhe përfitojnë nga paratë e BE-së, por edhe ato kombëtare për kompanitë e tyre.

Pas një hetimi të zyrës antimashtrim të BE-së u zbulua se, një kontratë për ndriçimin e rrugëve në Hungari ishte marrë nga dhëndri i kryeministri Orban. Disa deputetë europianë thonë se, Hungaria duhet detyruar t’i bashkohet zyrës së re të Prokurorisë së BE-së, nëse dëshiron të marrë ende fonde, pasi mendojnë se tashmë atje marrja e kontratave publike është çështje miqësish dhe jo merite.

Sigurisht që zyra e kryeministri hungarez, Viktor Orban, i ka hedhur poshtë akuzat dhe thotë se shifrat e komisionit mbikëqyrës janë të vjetra. Madje në dhejtor, vet Orban këmbënguli se ekonomia hungareze mund t’ia dalë edhe pa fondet e BE-së, pasi nuk varet nga asnjë aktor i huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA