Familja Beckham në një reality show?

12/02/2018 12:26

Kureshtja për të mësuar gjithçka për jetën e familjes Beckham, duket se shumë shpejt do të marrë fund.

Kjo sepse anëtaret e familjes do të jenë pjesë e një reality show, njësoj si familja “Kardashian”.

Sipas raportimeve në media çifti Beckham prej disa kohësh ka nisur negociatat me televizionin “E! Entertainment”, për realizimin e një shfaqje e cila do të përfshijë edhe fëmijët, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 12 vjeç dhe Harper 6 vjeç.

Një lajm i tillë ende nuk është konfirmuar nga çifti, por duket se pasuria e tyre nëse ky reality show realizohet, do të rritet me disa miliona dollarë.

Gjithashtu nëse ky reality realizohet, atëherë më në fund do të mësojmë nëse lajmet për një krizë mes Vicktoria dhe David janë të vërteta ose jo.

Top Channel