Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Dikur të dashuruar, sot nuk kanë asnjë komunikim me njëri- tjetrin.
Bëhet fjalë për Chris Brown dhe Rihannën, të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre disa vite më parë, pasi reperi ushtroi dhunë fizike mbi këngëtaren e famshme, e cila tashmë është në një lidhje me sheikun Hasaan Jameel.
Por duket se Chris kërkon të rikthejë “miqësinë” më këngëtaren, dhe këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ku fton disa nga kolegët e tij, përfshirë Rihannën, në një turne ku të jenë të gjithe së bashku.
Pjesë e listës së të ftuarve të Chris, janë edhe Beyonce e Bruno Mars.
Në postimin e tij reperi shkruan: “Po mendoja për një turne botëror të çmendur me Beyonce, Rihanna, Bruno Mars dhe Chris Brown. 2 me 2. Dhe nëse ju vendosni ta bëni pa mua, me jepni 10%-in tim”.
Just thinking…. A CRAZY WORLD TOUR would BEYONCE, RIHANNA, BRUNO MARS, CHRIS BROWN. “2 for 2”. And if y’all decide to do it without me… give me 10%. ?
— Chris Brown (@chrisbrown) February 9, 2018
Top Channel