13/01 17:58
Një prej aeroporteve të Londrës u mbyll dhe shkak për shkak të një “kërcënimi” të hershëm.
“London City Airport” mbylli dyert pasi gjatë punimeve paraprake për zgjerimin e tij u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore.
Fluturimet do të mbeten të pezulluara gjatë gjithë ditës së hënë. Zyrtarët thonë se mbi 16 mijë pasagjerë preken nga kjo.
Bomba u gjet rreth orës 05:00 me orën lokale të së dielës. Në mbrëmje, pasi u vlerësua shkalla e rrezikshmërisë, zyrtarët vendosën që ta mbyllin aeroportin.
Punëtorët e zgjerimit u zëvendësuan nga Royal Navy për çaktivizimin dhe zhvendosjen e pajisjes në një zonë të sigurtë.
Top Channel