Dy motrat më të suksesshme në botën e modës, Bella dhe Gigi Hadid, çdo ditë dhe më shumë po pushtojnë pasarelat botërore.
Të dielën dy bukuroshet u prezantuan në javën e modës në New York, si imazhe të koleksionit dimër 2018.
Dy supermodelet u shfaqën të mahnitshme në pasarelë, duke ekspozuar kështu veshjet e stilistëve më të njohur në botë.
Kështu Bella Hadid, u shfaq me një fustan gri të gjatë të kombinuar bukur edhe me aksesorët, një palë vathë dhe flokët e kapura pas.
Ndërsa Gigi u prezantua mjaft elegante, me një veshje në ngjjyrë të zezë, pantallona dhe kanatjere të cilat nxirrnin në pah format perfekte fizike.
Duket se dy supermodelet i kanë vënë qëllim vetes për të arritur majat e suksesit në botën e modelingut, qëllim i cili duket se deri më tani është realizuar me sukses.
Top Channel