Një termet me magnitutë 4.0 ka goditur sot Malin e Zi në kufi me Shqipërinë në zonën e banuar nga shqiptarët në Plavë, rreth orës 14.05 minuta.
Tërmeti është ndier edhe në Shqipëri dhe Kosovës ndërkohë që mediat malazeze thonë se për fat të mirë për momentin nuk raportohet për dëme.
Epiqendra ishte pranë Malit të Vizitorve në një thellësi prej 9 kilometrash në zonën e Plavës në kufi me Vermoshin.
Në po të njëjtën epiqendër po në Plavë një muaj më parë u regjistrua një termet i fortë 5.2 ballë i shkallës Rihter duke shkaktuar panik e disa dëme materiale.
Qendra Sizmologjike e Malit të Zi bën të ditur se tërmeti i rënë sot është i një niveli mesatar. Gjithsesi tërmeti ka shkaktuar panik në zonat e banuar nga shqiptarët në Plavë, Guci dhe në qytetet e tjera si Andrijevicë, Berane e Podgoricë.
Top Channel