Festat drithëruese në rrugë do të bashkojnë për pak ditë Brazilin e shënjuar nga krimi e korrupsioni. Është koha kur shteti amerikano latin shndërrohet në një skenë gjigande ngjyrash e perfomancash , me rastin e karnavaleve.
Mbi 6 milionë njerëz përfshirë 1.5 milionë vizitorë, pritet të dalin në rrugët e Rios për festimet vjetore që do të vënë përballë njëra tjetrës 13 shkolla të sambës, në parada shumëngjyrshe që kanë një kosto prej 2 milionë dollarësh secila.
Për të nisur festën më të madhe në botë, autoritetet i dorëzuan celësin e qytetit mbretit Momo , personazh i cili sipas legjendës u dëbua nga Mali i Olimpit para se të zhvendosej në të ashtuquajturin ‘qytetin e mrekullueshëm të Rios’ .
Gjatë karnavaleve ai do të jetë udhëheqësi simbolik i qytetit. Por këte vit, festimeve zhvillohen mes përshkallëzimit të dhunës.
Progresi i shënuar pasi policia nisi të ashtuquajturin programi i pajtimit në 2008, që çoi në largimin e karteleve të drogës jashtë favelave është përmbysur dhe gjithashtu kriza ekonomike është thelluar.
Sipas raportimeve, në janar të 2018-s mesatarja e vrasjeve në ditë ishte 22, më e lartë nga 16 vrasjë të shënuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 17 mijë policë janë mobilizuar për ruajtjen e rendit, ndërsa qeveria federalë mohoi kërkesën për përforcime nga ushtria. Parada të mëdha karnavalesh do të mbahen edhe në qytete të tjerë përfshirë Sao Paulo dhe Salvador.
Top Channel