Venezuelianët dynden në kufi, Kolumbia paralajmëron kontrolle më të forta

10/02/2018 18:53

Mijëra venezuelianë janë dyndur në kufirin me Kolumbinë, pasi Presidenti kolumbian Juan Manuel Santos lajmëroi shtrëngim të kontrolleve.

Vetëm ata që kanë aplikuar për një lejekalim special kufitar, apo që disponojnë pasaportë do të jenë në gjendje që të kalojnë. Dyndja në kufi justifikohet me frikën që banorët e Venezuelës kanë se pasi masat të implementohen, do të jetë shumë më e vështirë për ta të shkojnë në Kolumbi, që aktualisht po funksionon si një burim jete.

Mijëra venezuelianë kalojnë në Kolumbi çdo ditë për punë të përkohshme, apo për të blerë ushqime dhe mallra bazë. Shumica e tyre kthehen në shtëpi, por Qeveria e Kolumbisë ka vendosur të shtrëngojë masat, pasi parashikon një rritje të jashtëzakonshme të numrit të atyre që qëndrojnë, ndërsa kriza ekonomike në Venezuelë përkeqësohet.

Prej vitesh Venezuela vuan nga inflacioni galopant, si dhe mungesa e theksuar e ushqimeve dhe ilaçeve. Gishtat për krizën drejtohen nga presidenti Nikolas Maduro, ndërsa ky i fundit fajëson opozitën dhe sabotazhin ekonomik të sponsorizuar nga SHBA.

Më 22 prill venezuelianët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Presidentin e ri dhe Maduro garon për një mandat të dytë 6-vjeçar, ndara opozita e përçarë dhe e dobët, nuk ka zgjedhur ende kandidatin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA