Tjetër blerje e madhe për Guardiolën

10/02/2018 12:52

Manchester City ka arritur marrëveshjen me Shakhtar Donetsk për blerjen e Fred, një mesfushor 24-vjeçar që po shkëlqen në kampionatin ukrainas.

Sipas “Goal”, klubi anglez ka tentuar ta blejë brazilianin edhe në merkaton e dimrit që sapo përfundoi, por pa sukses.

Gjithsesi, duket se më në fund ka arritur të bindë Shakhtarin falë 50 milionë eurove.

Top Channel