Ghoulam operohet sërish, në fushë pas një muaji

10/02/2018 13:03

Faouzi Ghoulam do të mungojë edhe për një tjetër muaj. Mbrojtësi i Napolit që u dëmtua gjatë një stërvitje ka pësuar një frakturë në kupën e gjurit dhe menjëherë i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërsa Ghoulam ishte duke përshpejtuar kohën e rikthimit në fushën e lojës dhe kishte shpresë që të ishte në fushë për ndeshjen me Leipzig, një goditje në gju në stërvitjen e fundit ka ndezur sërish sirenat e alarmit. Mbrojtësi është operuar me sukses në Villa Stuart dhe sipas njoftimit të Napolit, mbrojtësi do të rikthehet në stërvitje pas 15 ditësh, ndërsa mund të jetë gati të luajë për rreth një muaj.

Nuk kanë sjellë fat ndërkohë për algjerianin as fjalët e Mertens që i pyetur për merkaton e janarit, ka deklaruar ‘se Ghoulam do të jetë blerja më e rendësishme e Napolit në Janar’. Ghoulam pësoi një dëmtim të rëndë në gju në ndeshjen e ndaj Manchester City në Ligën e Kampioneve dhe ishte bashkuar me skuadrën prej rreth 3 javësh.

Top Channel