Florian Marku “masakron” boshnjakun, merr tjetër fitore

10/02/2018 23:35

Kickboxer-i i famshëm shqiptar, Florian Marku, në një atmosferë të jashtëzakonshme në Linz të Austrisë, ka mposhtur boshnjakun Dzevad Mutfic.

Florian Marku u fut në ring i shoqëruar nga një i ftuar special, këngëtari Noizy.

Sekondat e para ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi pas një kapje të kundërshtarit, i cili pretendoi edhe për një dorëzim të Markut.

Pas pamjeve filmike, gjyqtari vendosi vazhdimin e ndeshjes. Marku reagoi menjëherë duke i lëshuar një goditje të fortë në fytyrë kundërshtarit, i cili përfundoi i gjakosur.

Më pas, nuk vonoi edhe dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren e radhës Markut, i cili ka bërë krenar me mijëra mbështetës që e ndoqën në Linz të Austrisë, por jo vetëm.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA