Neymar, i zhveshur në borë

09/02/2018 21:58

Neymar ka rrezikuar shumë në prag të ndeshjes së madhe që PSG do të luajë ndaj Realit të Madridit ditën e mërkurë.

Pavarësisht të ftohtit, braziliani është ulur në borë i veshur vetëm me mbathje të kuqe dhe me një kapele Babagjyshi në kokë për një foto që më pas e ka postuar në Instagram.

Me siguri që klubi francez që e paguan sa qimet e kokës nuk është i kënaqur me këtë pozë dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nëse Neymar do të mungojë ndaj Realit sepse ka temperaturë.

Top Channel