Kantautori i famshëm sulmon Beatles dhe Donald Trump

09/02/2018 13:58

Ai prodhoi “Thriller” të këngëtarit të famshëm, Michael Jackson, dhe gjithashtu ka “rrëmbyer” disa çmime të rëndësishme në botën e muzikës, por tashmë në moshën 84-vjeçare ka vendosur të shprehë atë që mendon për disa nga grupet dhe personazhet më të famshme në muzikë, dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për kantautorin më të mirë të të gjitha kohërave, Quincy Jones, i cili ka sulmuar ashpër grupin më të famshëm, Beatles dhe presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Quincy Jones gjatë një interviste për New York Magazine i ka cilësuar Beatles si “muzikantët më të këqij në botë”.

Jones gjithashtu nuk nguroi të flasë edhe për personazhe të famshëm jashtë botës së muzikës, e pikërisht për familjen e Donald Trump, të cilin e cilësoi “Një idiot i ndyrë”.

Në fakt, ai ka vendosur të shprehë opinionin e tij për Donald Trump, duke komentuar vajzën e tij Ivankën:. “Ajo ka këmbët më të bukura që kam parë ndonjëherë në jetën time, por ka babain e gabuar”- u shpreh ai.

Top Channel