Inter ka siguruar shërbimet e një tjetër futbollisti argjentinas që do të jetë i disponueshëm vetëm në fundin e këtij sezoni dhe për marrëveshjen e radhës së zikaltërve, po shtohen konfirmimet. Skuadra milaneze ka arritur akordin me talentin Lautaro Martinez, 20-vjeçarin nga Bahia Banca që preferoi serinë A përballë interesit në rritje nga Reali dhe Atletiko e Madridit.

Vendimtar ishte vullneti i vetë futbollistit por një rol të madh kishte gjithashtu përfshirja në negociata, zëvendëspresidentit të Interit Havier Zaneti, dhe sekretarit teknik të Rasing, Fiego Milito. Dy ish futbollistët e Interit e bindën talentin të veshë një fanelë, të cilën ata kanë provuar më parë se dhuron jo pak emocione.

Transferimi do të kushtojë 20 milionë Euro, dhe kësaj shume do ti shtohen edhe bonuset. Lautaro Martinez do të paguhet 1.5 milion Euro në vit dhe klauzola e tij e largimit do të jetë as më pak e as më shumë, por 120 milionë Euro.

Inter ka preferuar të siglojë akordin para përfundimit të sezonit dhe botërorit të kësaj vere. Kjo pasi në rast të angazhim të talentit argjentinas me kombëtaren, vlera e tij do të rritej ndjeshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA