Inter, Icardi “tremb” sërish. Rrezikon edhe ndaj Bolognas

09/02/2018 16:36

Pak ditë më parë mbizotëronte optimizmi, por tashmë të gjithë duket se kanë ulur këmbët në tokë.

Mauro Icardi mbetet ende në dyshim për ndeshjen e së dielës kundër Bolognas.

Kapiteni i Interit, i cili të enjten zhvilloi një pjesë të stërvitjes me shokët e skuadrës, këtë të premte në mëngjes është diferencuar sërish nga grupi, duke shtuar frikën se rikuperimi i tij mund të mos jetë përfundimtar.

Sulmuesi argjentinas vuan nga një problem me muskujt e kofshës, që e detyroi të mbetej jashtë edhe të shtunën e kaluar me Crotonen.

Gjithsesi, vendimtare do të jetë grumbullimi i ditës së shtunë. E sigurtë është se, edhe nëse do të jetë në dispozicion, Maurito nuk pritet të jetë në formën e tij më të mirë, ndërsa në rast se do të mungojë edhe këtë javë, atëherë vendin e tij do ta zërë sërish Eder.

Top Channel