Effenberg, ide radikale për të ndalur dominimin e Bayern

09/02/2018 11:58

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane të futbollit, Effenberg propozoi disa ide radikale për të rigjallëruar Bundesligën dhe për t’i dhënë fund dominimit të Bayern Munchen. Pas një nisjeje të keqe sezonale që solli shkarkimin e trajnerit Ancelotti, skuadra bavareze tani duket e pandalshme drejt titullit të gjashtë radhazi, me një diferencë impresionuese prej 18 pikësh me ndjekësit.

Bayern është një superfuqi në Bundesliga dhe me hendek të madh në cilësi me rivalët, e pikërisht për këtë Effenberg, një lojtar që ka mbrojtur më parë ngjyrat e kampionëve ku ka fituar 3 tituj, beson se i gjithë divizioni ka nevojë për ridimensionim.

Duke folur në kolonën e tij të përjavshme në portalin “T-Online”, 49-vjeçari detajoi një plan që shpreson se do të marrë aprovimin, dhe do të ndajë në dy grupe ekipet e Bundesligës. Sipas idesë së Effenberg, 4 skuadrat e para në çdo grup, do të formojnë më pas grupin A që do të diskutojë titullin dhe grupi tjetër do të luftojë për mbijetesën në Bundesliga.

“Kështu kampionati nuk do të mund të vendoset në muajin Shkurt ose Mars, pasi në janar, të gjithë klubet do ta nisin nga kuota zero pikë në renditje. Kjo premton aksion në çdo ndeshje dhe adrenalinë për tifozët, për ata që ekipin do ta kenë në vallen e titullit dhe ata që luajnë mbijetesën”, tha Shtefan Effenberg.

Asnjë skuadër tjetër nuk ka fituar Bundesligën veç Bayern, që kur Jurgen Kliop inspiroi Borusian e Dortmundit në triumfin dy vjet radhazi në 2011 dhe 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA