Supermodelja sjell tendencat e reja të modës

08/02/2018 17:01

Ngjyra e bardhë dhe e kaltër, të cilat cilësohen si ngjyra verore, mund të vishen shumë mirë edhe përgjatë stinës së ftohtë të dimrit.

Këtë e vërteton më së miri supermodelja Gigi Hadid, e cila është fotografuar në New York me një look totalisht “veror”.

Golf ngjyrë blu e lehtë, pantallona të bardha të kombinuara me një pardesy ngjyrë të kaltër, e kanë bërë supermodelen të duket e mahnitshme.

Por sigurisht që në look-n e saj nuk kanë munguar aksesorët, syzet e vogla të cilat janë trendi i momentit, si dhe flokët e mbledhura pas.

Gigi duket e mrekullueshme si në pasarelë ashtu edhe jashtë saj.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA