Pas kritikave të shumta, publikohen foto nga festat e çmendura të organizuara nga bosi i duhanit, Travers ‘Candyman’ Beynon.
Një buxhet prej 500 mijë dollarësh, femra modele pa fund me bikini dhe gjysmë të zhveshura, vende luksoze dhe pijë nga më të shtrenjtat, janë disa nga detajet e festave të organizuara nga “Candyman”.
Pak ditë më parë, ai është përballur me shumë kritika pasi ka publikuar fotot gjysmë lakuriq të femrave që mbajnë në vithe logon e kompanisë, “Free Choice”. Ai ka përdorur një mënyrë të mirë marketingu për kompaninë, duke premtuar se 40 personat e parë që do bënin tatauzh në pjesë “të nxehta” të trupit, do përfitonin udhëtime falas në Australi dhe do merrnin pjesë në festat e tij “të çmendura”.
Top Channel