Aktori i famshëm i Hollywood, Jim Carrey, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar mbylljen e llogarisë së tij në Facebook.
Por nuk është mjaftuar me kaq, gjithashtu Jim tha se ka nxjerrë në shitje aksionet e tij që ka në këtë rrjet social.
Ky vendim sipas aktorit ka ardhur për shkak të ndërhyjes ruse në zgjedhjet presidenciale:”Unë jam duke nxjerrë në shitje aksionet e mia në Facebook dhe do mbyll llogarinë time. Sepse Facebook ka përfituar nga ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet tona dhe ende nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta ndalur atë.”
Gjithashtu Jim ka ftuar edhe fansat e tij që të bëjnë të njëjtën gjë.
I’m dumping my @facebook stock and deleting my page because @facebook profited from Russian interference in our elections and they’re still not doing enough to stop it. I encourage all other investors who care about our future to do the same. #unfriendfacebook pic.twitter.com/KHWgZzhhmp
— Jim Carrey (@JimCarrey) February 6, 2018
Top Channel