Arrestime për doping edhe në çiklizmin amator

08/02/2018 11:06

Fenomeni i dopingut shfaqet edhe në ciklizmin amator. Policia e Luccas vuri në drejtuesit e një skuadre të madhe në kategorinë e amatorëve të ciklizmit italian.

Mes personave të përfshirë në këtë histori ishin pronari i skuadrës, ish-Drejtori Sportiv dhe një farmacist që furnizonte sportistët me substanca të ndaluara nga normat për dopingun dhe pa recetë mjekësore.

Sipas policisë, ishte vetë presidenti i skuadrës që i inkurajonte çiklistët shumë prej të cilëve ishin në një moshë shumë të re, që të përdornin substanca dopingu mes të cilave edhe EPO në doza shumë të vogla, hormonet e rritjes dhe dhe qetësues me bazë opiumi. Policia kreu një sërë kontrollesh në disa qytete në rajonin e toskanës dhe mes të përfshirëve ishte edhe një zyrë ligjore e një avokati në Lucca.

Hetimet nisën duke marrë shkas nga vdekja e 21 vjecarit Linas Rumsas, djali i ish-ciklistit profesionist lituanes Raimondas e ndodhur në datën 2 maj.

Top Channel