Zhytja e vitit: Giannis ndalon kohën (Video)

07/02/2018 17:20

Basketbollisti Giannis Antetekounmpo ka realizuar në “Madison Square Garden” një nga zhytjet më spektakolare të vitit.

Lojtari i Milwaukee Bucks përfundoi në mënyrë fantastike një sulm të shpejtë të skuadrës së tij. Pasimi i Khris Middleton ishte paksa më mbrapa seç duhej, por pikërisht kjo e bëri zhytjen edhe më të bukur.

Antetokounmpo shënoi 23 pikë në fitoren 103-89 të Milwaukee ndaj New York Knicks.

Top Channel