E “blinduan” me klauzolë faraonike, Zidane kërkon ta shesë

07/02/2018 18:32

Isco Alarcon duket se do ta ketë të ardhmen larg Realit të Madridit. Sipas programit televiziv spanjoll “El Chiringuito”, trajneri Zinedine Zidane i “Los Blancos”-ve po mendon ta largojë futbollistin nga skuadra.

Mësohet se trajneri francez i klubit “merengues” është shfaqur jashtë mase i zhgënjyer nga futbollisti, të cilin e konsideroi si zëvendësuesin ideal të James Rodriguez, me kolumbianin që u largua verën e kaluar në drejtim të Bayern Munchen.

Sipas moderatorit të këtij programi, Josep Pedrerol, Zidane e admiron talentin e Iscos dhe besoi se loja e tij do të ishte thelbësore për skuadrën, por në fund ai ka mbetur i pakënaqur dhe nëse gjërat nuk do të ndryshojnë, e nëse Zidane konfirmohet në pankinën e Realit, 46-vjeçari do të kërkojë nxjerrjen e futbollistit në merkato në fund të këtij sezoni.

Vlen të theksohet se në kontratën me Realin e Madridit, Isco ka një klauzolë zgjidhjeje të saj prej 700 milionë eurosh.

Top Channel