Jemi mësuar përherë që në fotot që publikon të ketë veshur sa më pak rroba.
Por këtë herë ka vendosur të mbulojë gjithçka.
Bëhet fjalë për modelen Angela Martini e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me xhinse, xhaketë dhe çizme të gjata. Krah saj modelja shkruan: ‘Nuk di çfarë të shkruaj’.
Por ajo çfarë bie në sy nga foto e publikuar nga Angela, është ambienti luksoz i shtëpisë së saj.
Kujtojmë se modelja pak muaj më parë kurorëzoi dashurinë e saj me miliarderin rumun, dhe nuk kishte sesi të ndoshte që shtëpia e tyre të mos kishte këtë pamje të mahnitshme.
Angela Martini prej disa kohësh duket se është tërhequr nga bota e modelingut, duke iu përkushtuar kështu jetës familjare.
Top Channel