Aktori i famshëm mbush 40 vjeç

07/02/2018 12:48

Karrierën e tij e ka nisur në moshë shumë të re në fushën e modës, për të vazhduar më pas në atë të kinematografisë.

Bëhet fjalë për Ashton Kutcher, i cili falë serialit televiziv “That ’70s Show” në vitin 1998 arriti të depërtonte në botën e spektaklit.

Aktori ka festuar ditën e tij të lindjes nën shoqërinë e familjarëve dhe miqve më të ngushtë.

Ndër filmat që ai ka interpretuar kujtojmë “Fatti, strafatti e strafighe” në vitin 2000, “Oggi sposi…niente sesso” në vitin 2003 e “Indovina chi” në vitin 2005, etj.

Në vitin 2003 Ashton Kutcher la pas shfaqjen “Punk’d “, një program televiziv i transmetuar nga MTV që ishte i suksesshëm falë shakave të bëra për njerëz të famshëm dhe në të cilën ai ishte producent dhe dirigjent.

Në vitin 2005 Ashton u martua me aktoren Demi Moore, me të cilën u divorcua në vitin 2013.

Ndërsa gjatë xhirimeve të “That ’70s Show” ai u dashurua me Mila Kunis, nga marrëdhënia me të cilën erdhën në jetë dy fëmijë, Wyatt Isabelle dhe Dimitri Portwood.

FOTO GALERI
3/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA