“AJO”-ja ndryshe e Erandës dhe Arditit

07/02/2018 21:26

Ardit Çuni dhe Eranda Libohova kanë publikuar së fundmi videoklipin e këngës “AJO”.

Në “Top Show Magazine”, këngëtarët u ngacmuan për faktin që një titull të tillë e kanë edhe 5 këngë të tjera shqiptare, por Çuni u shpreh se kjo gjë ndodh në të gjithë botën.

“Kemi parë në të gjithë botën që ka tituj njësoj. Është edhe çështje marketingu: kur kërkon një këngë tjetër me titull “AJO”, rastësisht mund të shikohet kënga jonë. Pastaj, është e lehtë për t’u gjetur. Mund t’ia vinim titullin “Me sy ma bon”, por nuk e donim të gjatë”, shpjegoi Ardit Çuni.

“Është bukur kur sheh që njerëzit postojnë këngën tënde në rrjetet sociale, kur e dëgjojnë në makinë”, shtoi këngëtari.

Ndërsa Eranda Libohova tha se nuk ka pasur përgjegjësi të madhe në lidhje me këngën dhe klipin.

“Kam dhënë mendimet e mia dhe kam pasur vërejtje përsa i përket këngës, por klipin e ka bërë vetë Arditi, madje edhe ka xhiruar vetë”, tregoi Eranda Libohova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA