Trondit babai i këngëtares së famshme
06/02/2018 12:02
Ka ndikuar shumë në rritjen profesionale të vajzës së tij dhe sot ka vendosur të publikojë një libër lidhur me një nga temat më delikatë si racizmi.
Bëhet fjalë për babain e këngëtares së famshme Beyonce, Mathew Knowles, i cili duke qenë në profesion pedagog ka folur për racizmin në industrinë e muzikës, duke thënë se Beyonce dhe motra e saj Solange nuk do të ishin aq të famshme, nëse do të kishin ngjyrë më të errët të trupit të tyre.
Në një intervistë për Ebony, Mathew Knowles u shpreh se yjet e mëdhenj femra, nuk janë me ngjyrë.
Duket se bindjet e tij babai i Beyonce i ka pasqyruar edhe në librin e tij ‘Racizmi: Nga sytë e një fëmije’
Top Channel