Taivani “shkundet” nga tërmeti me magnitudë 6.4 (Foto/Video)

06/02/2018 18:46

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 troditi ishullin e Tajvanit, sidomos qytetin Hualien, ku janë rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesa shumëkatëshe.

Autoritetet lokale raportojnë se presin një numër të konsiderueshëm viktimash, ndërsa shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre, në pallatet e rrëzuara apo të dëmtuara.

Videot e publikuara nga banorët e qytetit Hualien shfaqin dëmet serioze që ka shkaktuar tërmeti, ku veç ndërtesave të dëmtuara janë çarë edhe rrugët.

Autoritetet kanë nisur një operacion masiv për shpëtimin e njerëzve të mbetur në kurth brenda ndërtesave, në ndihmë të të cilëve janë nisur edhe forcat ushtarake.

Pamjet e publikuara në internet shfaqin njerëzit që zbresin nga dritaret e ndërtesave të rrëzuara apo shpëtohen nga forcat e emergjencës, ndërsa shumë qytetarë të tjerë qëndrojnë në rrugë, pasi kanë frikë të hyjnë në banesat e tyre.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë qyteti Hualien, shumë pak kilometra nën sipërfaqen e tokës, diçka që e bëri kaq shkatërrimtar. Tërmeti i fuqishëm u pasua nga disa lëkundje dytësorë të fuqishme që i tmerruan edhe më shumë banorët e qytetit.

Posted by 孫晨翔 on Tuesday, February 6, 2018

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA